Site icon Telegrafi

Juve mposht Napolin për shokun e Mustafit

Juventus raportohet se e kanë mposhtur skuadrën e Napolit rreth shërbimeve të mesfushorit të Valencias, Andre Gomes.

Tuttosport raporton se portugezi është identifikuar si zëvendësim ideal i Paul Pogbas, i cili pritet të largohet gjatë verës nga kampioni italian.

Napoli ka qenë i interesuar për 23-vjeçarin që një kohë të gjatë, por gazeta italiane shkruan se Bianconerrët kanë lëvizur tashmë përpara në garën për Gomesin, transmeton Telegrafi.

Megjithëse skuadra torineze ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Valencian e Shkodran Mustafit, Juves mesfushori do t’i kushton rreth 35 milionë euro.

Për Gomezin është i interesuar edhe Real Madridi dhe Manchester United, i cili po këmbëngul që ta sjell nën urdhrat e Jose Mourinhos, në rast se ky i fundi merr drejtimin e Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version