Telegrafi

Juve mposht Empolin, vazhdon qetë në pozitën e parë (Video)

Juventusi ka fituar ndaj Empolit në Serie A me rezultat 2-0.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e lehtë ashtu siç edhe pritej.

Pjesa e parë ishte me shumë raste, kryesisht nga Mario Mandzuki, por portat mbetën të paprekura në 45 minutat e parë.

Juve kaloi në epërsi në minutën e 52-të pasi Mandzukic detyroi portierin Lukasz Skorupski të fut topin në portën e tij pasi kroati gjuajti bukur me kokë.

I dyti në takim erdhi nga Alex Sandro në minutën e 65-të pas asistimit nga Dani Alves.

Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 66 pikë, dhjetë më shumë se Roma në vendin e dytë, kurse Empoli renditet në vendin e 17 me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Torino është ndaj Udineses. /Telegrafi/