Telegrafi

Juve mposht edhe Milanin për te fituar Trofeo Tim

Përballja e tretë 45-minutëshe e zhvilluar ndërmjet bardhezinjve dhe kuqezinjve, ka përfunduar me fitoren e të parëve me rezultat prej 2-0.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Amauri (14’), ndërsa Vincenzo Iaquinta e dyfishoi epërsinë e Juves (32’), dhe ku rezultoi të ishte goli i fundit në këtë ndeshje.

Në përballjen e parë Zonja e Vjetër e mposhti Interin pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa pas kësaj fitoreje Juventusi shpallet fitues i Trofeo Tim.

Kjo është hera e parë që Juventusi shpallet fitues i këtij trofeu miqësor, ndërsa duhet të përmendim që sulmuesi bardhezi Carvalho Amauri u shpall lojtari më i mirë i kësaj gare, i cili shënoi nga një gol në të dyja ndeshjet e Juves.