Telegrafi

Juve mjaftohet me një pikë ndaj Sampdorias

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0-0) ndaj Sampdorias në Stadio Luigi Ferraris.

Mehdi Pascal Marcel Leris për vendasit dhe Juan Cuadrado për mysafirët ishin lojtarët që rrezikuan në fraksionin e parë të lojës.

Megjithatë, pas 45 minutave të para, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli ta gjente golin e epërsisë.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Edhe në gjysmën e dytë munguan rastet konkrete deri në minutën e 64, kur Adrien Rabiot e futi topin në rrjetë dhe e festoi golin.

Megjithatë, goli u anulua pas konsultimit të VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në minutat e fundit, Nicolo Rovella pati një mundësi për Bianconerët, derisa Fabio Quagliarella rrezikoi për nikoqirët.

Pas dy javëve të para, Juventusi numëron katër pikë nga një fitore dhe një barazim, derisa për Sampdorian kjo është pika e parë. /Telegrafi/