Juventusi ka arkëtuar pikë të plota kundër Empolit duke e mposhtur me rezultat 1-0 në Torino.
Zonja e Vjetër ishte dominuese në gjysmën e parë, mirëpo skuadra mysafire dha gjithçka në fushë duke ia pamundësuar konkretizimin e rasteve.
Sidoqoftë, nikoqirët ishin efektivë në një prej shanseve të tyre. Një harkim fantastik nga Pogba në zonë dhe Mario Mandzukic shënoi me kokë (44’).
Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ashtu që ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Juventusi numëron 73 pikë, gjashtë më shumë se Napoli që këtë javë luan si mysafir i Udineses. /Telegrafi/
1-0: Pogba asiston, Mario Mandzukic shënon ndaj Empolit.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016