Juventusi e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 3-1 kundër Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan.
Skuadra nikoqire e dominoi fillimin e ndeshjes dhe arriti që ta gjente rrjetën që në minutën e nëntë. Nicolas Pareja priti një top jashtë zone dhe goditjen e tij nuk arriti ta ndalte Buffon.
Përjashtimi i Franco Vazquez me kartonin e dytë të verdhë (36’), i ndryshoi gjërat në rrjedhën e takimit. Bianconerët e morën kontrollin e lojës dhe arritën ta barazojnë rezultatin.
Bonucci u ndal në mënyrë të palejuar në zonë, ndërsa përgjegjësinë e mori lojtari më i mirë në fushë i Juves në këtë pjesëlojë, Claudio Marchisio, i cili u tregua i saktë (45’+2). Me rezultat të barabartë, 1-1, përfundoi pjesa e parë.
Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e dytë, duke qenë se kishte edhe superioritetin numerik në fushë dhe arriti ta përmbysë rezultatin.
Leonardo Bonucci me një goditje të pandalshme e kaloi Juven në epërsi (84’), kurse në minutat shtesë, Mario Mandzukic shënoi edhe golin e tretë.
Kjo fitore e pozicionon Juventusin në krye të Grupit H me 11 pikë, një më shumë se Sevilla. Bardhezinjtë tashmë e ka siguruar kualifikimin, ndërsa mbetet të shihet se nga cila pozitë në grup do të vazhdojnë tutje. /Telegrafi/
https://twitter.com/Seb0u75013/status/801161698342277120
https://twitter.com/IFTV_Official/status/801175958678081537
#SFCJuve 1-3 | GOOL! Mandzukic ⚽️ pic.twitter.com/rAloAuRuzV
— Juniverse™ (@jup1897) November 22, 2016