Telegrafi

Juve me trajner të ri të enjten?

Sipas Sky Sport Italia, drejtuesit e skuadrës bardhezi janë duke mbajtur takime për të shqyrtuar zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit aktual.

Emrat që qarkullojnë për të zënë postin e trajnerit të Juves, janë ato të Michael Laudrup, Dino Zoff, Guus Hiddink dhe Giovanni Trappatoni.

Sido që të jetë, sipas spekulimeve, deri të enjten Juventusi do të ketë trajner të ri. /Telegrafi/