Telegrafi

Juve luan sigurt, mposht edhe Lazion (Video)

Juventusi ka mposhtur Lazion në shtëpi të vet me rezultat 1:0.

Kampioni i Italisë ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë kampionale.

Djelmoshat e Max Allegrit kësaj radhe mposhtën Lazion si mysafirë me rezultat 1:0.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoi pa gola edhe pse Juventusi kishte diçka më shumë nga rastet.

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë ‘Zonja e Vjetër’ u vërsul furishëm për të gjetur golin e epërsisë, por iu desh të pres minutën e 66-të.

Ishte mesfushori gjerman, Sami Khedira, i cili shënoi një gol të bukur, pas asistimit të Paolo Dybalas.

Pas kësaj fitore, Juventusi prinë renditjen në Serie A, me gjashtë pikë. /Telegrafi/