Juventusi vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin sulmues të Bayern Munich, Mario Gotzen.
Gjermani ka qenë i lidhur me kampionët e Italisë edhe gjatë verës, por nuk u arrit marrëveshje.
Tuttosport shkruan se Juve vazhdon të jetë e interesuar dhe tashmë mund të jetë më afër pasi edhe lojtari është i zhgënjyer me minutat në dispozicion.
Gotze pëlqehet shumë nga trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, i cili tash e një kohë është shumë i interesuar për një mesfushor sulmues.
Gotze ka qenë jashtë fushave për katër muaj shkaku i lëndimit. /Telegrafi/