Site icon Telegrafi

Juve ka marrëveshje me Matuidin

Mediat franceze raportojnë se Juventusi ka arritur marrëveshje me Blaise Matuidin, ndërsa bisedimet me Paris Saint-Germainin po vazhdojnë.

Mesfushori dëshiron të kalojë te kampioni italian, mirëpo klubi francez kërkon 40 milionë euro për të.

Derisa Zonja e Vjetër përpiqet ta ulë këtë shifër, Le Parisien njofton se lojtari dhe agjenti i tij, Mino Raiola, janë takuar me përfaqësues të Bianconerëve ditën e martë.

Lexo po ashtu Juve në përpjekje që të ulë çmimin e Matuidit

Të dyja palët kanë arritur marrëveshje në parim për një kontratë që besohet të jetë tre ose katërvjeçare.

L’Équipe dhe France Football raportojnë se Matuidi do të përfitojë nga 4.5 milionë euro për sezon.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Megjithatë, gazetat njoftojnë se PSG i ka refuzuar ofertat e para të Juves që thuhet se kanë qenë ndërmjet 25 dhe 30 milionë euro dhe kampioni francez vazhdon të kërkojë 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version