Juventusi janë shumë të interesuar që ta kenë në radhët e veta mesfushorin e Bayern Munich, Douglas Costa dhe për të janë në gjendje të japin 45 milionë euro.
Agjenti i braziliani ka pasur takim me krerët e klubit të Juventusit dhe flitet që është gjetur një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.
Bayern Munich kuron për brazilianin 50 milionë euro.
Juve fillimisht kishte ofruar 40 milionë euro, ndërsa tani e ka ngritur ofertën edhe për pesë milionë tjera.
Klubet kanë raporte shumë të mira dhe oferta e italianëve mund të pranohet. /Telegrafi/