Juventusi ka pasur një nga paraqitjet më të forta kohëve të fundit ndaj Monacos, sidomos në mbrojtje.
Fitorja prej 2-0 e Juventusit ndaj Monacos ka qenë një tjetër performancë emblematike e Bianconerëve.
Kështu, Juventusi arriti të jetë i përpiktë në mbrojtje, duke treguar briliancë, shkruan Telegrafi.
Deri në minutën e 83-të janë larguar mbi 40 topa nga mbrojtja e Juventusit prej zonës së rrezikshme, përgjysmë më shumë se sa nga mbrojtja e Monacos.
Kjo edhe një herë dëshmoi supremacinë Bianconere në fazën e mbrojtjes dhe një shkollë prej të cilës mund të mësojnë skuadrat tjera. /Telegrafi/