Telegrafi

Juve i jep kohë Tiagos

Sipas mundodeportivo, mesfushori portugez shpreson të arrijë nj marrëveshje për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Mirëpo nëse agjenti i tij Jorge Mendes nuk arrin të zgjidhë çështjen e pagës së lojtarit, Tiago do të kthehet të hënën në Torino.

Portugezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2012, por e ka bërë të qartë se dëshiron të nënshkruajë me Atleticon. Sidoqoftë, pritet që në ditët në vijim të qartësohet situata e tij. /Telegrafi/