Telegrafi

“Juve humbi kohë me Witselin, në janar mund ta marrë”

Mesfushori belg, Axel Witsel dështoi të kalojë te Juventus në minutat e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por anëtari i Zenitit mund t’i bashkohet kampionëve të Italisë në afatin e ardhshëm kalimtar që është në janar.

Trajneri i Zenitit, Mircea Lucescu ka folur për dështimin e transferimit të Witselit tek Juventus.

“Juventus ka humbur vetë kohën me Witselin. Ata kanë mundur të nënshkruajnë më herët me të dhe jo në minutën e fundit”.

“Nuk kam asgjë kundër tyre pasi i respektoj shumë. Witsel do të ishte zëvendësimi ideal për Pogban”.

“A do të transferohet në janar? Pse jo, ai mund ta bëjë këtë transferim por Juve duhet ta bëjë ofertën e duhur në kohën e duhur”, përfundoi Lucescu. /Telegrafi/