Telegrafi

Juve huazon Candrevan

Lojtari, i cili është pronë e Udineses, është paraqitur mirë me Livornon këtë sezon, ashtu që ka siguruar ftesë edhe nga trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi.

Zonja e Vjetër vazhdon të ketë probleme këtë sezon, ndërsa Sky Sport 24 njofton se ka transferuar 22-vjeçarin në formë huazimi, por në fund të sezonit e ka mundësinë që ta blejë për 7.5 milionë euro. /Telegrafi/