Telegrafi

Juve gjunjëzohet në Torino

Takimi, në të cilin u ndeshën skuadrat nga vendi i tretë dhe i dytë në tabelë, e që në fillim të ndeshjes kishin vetëm një pikë diferencë, përfundoi me fitoren e Rossonerëve me rezultat prej 3-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi minimale të skuadrës mysafirë, pasi që Alessandro Nesta shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes juventine për të shënuar golin e avantazhit për skuadrën kuqezi (29’).

Në fraksionin e dytë të lojës, ishin sërish Rossonerët lojtarë më efektivë, duke qenë se bardhezinjtë shfaqën lojë të zbehtë.

Ata arritën të shënojnë edhe dy herë, ndërsa realizues ishte braziliani Ronaldinho, i cili shfrytëzoi krosimet e Pirlos dhe Beckhamit për të fundosur Bianconerët (71’ dhe 88’).

Me këtë fitore, Milani rrit diferencën në katër pikë nga Juventusi, që tani ka pikë të barabarta me Napolin në vend të katërt, dhe një pikë më shumë se Roma që mban vendin e pestë. /Telegrafi/