Telegrafi

Juve, gati ofertën për Dzeko?

Sipas të përditshmes gjermane Bild, skuadra gjermane ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare nga Juventusi, por besohet se këta të fundit e kanë përgatitur atë, ndërsa oferta përbëhet nga 30 milionë euro plus shërbimet e Momo Sissokos apo Christian Poulsen.

Ish-ylli i Teplices ka pasur një klauzolë prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, por ajo vleu deri më 31 maj. Wolfsburgu tani ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë për Dzekon dhe duket pak e mundshme që Juventusi ta pranojë ofertën. /Telegrafi/