Telegrafi

Juve fiton pas pesë javësh

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Marco Rossit (16’), ndërsa Amauri barazoi rezultatin (42’), pas një harkimi të bukur të Caceres, për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat 1-1.

Pas një lëvizjeje të bukur, Alessandro Del Piero në bashkëpunim me Diegon, kapiteni legjendar i Juventusit kaloi vendasit në epërsi (61’).

Mirëpo, Genoa e barazoi shumë shpejt rezultatin (63’), kur një gabimi të portierit Gigi Buffon, e ndëshkoi sërish Marco Rossi.

Fitoren Zonjës së Vjetër ia solli ikona bardhezi, Alex Del Piero, i cili nxori një penallti, të cilën e shndërroi në gol (78’).

Ishte kjo një fitore shumë e rëndësishme e Juves drejt qëllimit për një vend që çon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/