Telegrafi

Juve fiton kur duhet

Në ndeshjen e zhvilluar në Torino, vendasit e kontrolluan pjesën e parë, në të cilën arritën të shënojnë vetëm një herë.

Mesfushori 19-vjeçar Paul Pogba dërgoi një goditje të pandalshme nga distanca, e cila u përplas për transversale dhe përfundoi në rrjet (41’).

Futbollisti francez mori një top nga Arturo Vidal dhe dërgoi një top tjetër të pandalshëm në portën e Padellit (66’).

Mirko Vucinic, me fatin në anën e tij, e bëri të qartë se kush e fitoi këtë ndeshje (72’).

Për ta zbukuruar mbrëmjen u përkujdes Alessandro Matri, i cili shmangu kurthin e pozitës jashtë loje, pranoi një pasim të bukur të Vucinic dhe shënoi golin e katërt (80’).

Juventusi ka pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lazio dhe gjashtë më shumë se Napoli (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). /Telegrafi/