Telegrafi

Juve eliminon Realin

Zonja e Vjetër dhe Mbretërit janë takuar të premten mbrëma në gjysmëfinalen e Peace Cup, ku bardhezinjtë kanë fituar me rezultat prej 2-1.

Ish-lojtari i Realit, Fabio Cannavaro, hapi ndeshjen që në minutën e tretë të takimit duke shënuar golin e parë për bardhezinjtë.

Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (41’), mirëpo katër minuta brenda pjesës së dytë, Hasan Salihamidzic shënoi golin e dytë dhe të fitores për Juventusin.

Bianconerët në finale do të përballen me Aston Villan që në ndeshjen tjetër gjysmëfinale e kanë mposhtur Porton me rezultat identik prej 2-1.