Telegrafi

Juve eliminon Napolin

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, Zonja e Vjetër ka shënuar fitore me rezultat 3-0 përballë Napolit.

Diego shënoi golin e parë për Juven (24’), ndërsa me dy golat e kapitin Alessandro Del Piero, Bianconerët konfirmuan fitoren.

Në çerekfinale, Juventusi do të përballet me rivalin e përjetshëm, Inter.

Kjo fitore njëherit konfirmon qëndrimin e Ciro Ferraras në postin e trajnerit të Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/