Telegrafi

Juve eliminohet edhe nga Kupa

Bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të brazilianit Diego në minutën e 10-të dhe ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Interi u rikthye në lojë për ta përmbysur rezultatin në 2-1.

Goli i parë i vendasve erdhi pas një gjuajtje të lirë, me ç’rast topi u devijua dhe më së miri u gjet Lucio, i cili shënoi në portën e Buffon (71’), për të barazuar rezultatin.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Gigi Buffon mbrojti gjuajtjen e Thiago Mottas, por jo edhe të Mario Balotellit, i cili shënoi golin e fitores. /Telegrafi/