Site icon Telegrafi

Juve e nis me fitore në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore, Di Maria, Bremer dhe Pogba debutojnë

Juventusi ka qenë ndër skuadrat e vetme evropiane që ende nuk ka zhvilluar një ndeshje miqësore që nga fillimi i fazës përgatitore.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të qëndrojë për disa ditë për të kryer fazën përgatitore ku do të ketë edhe disa miqësore në program.

E ndeshjen e parë miqësore të besuarit e Massimiliano Allegrit e kanë fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj ekipit meksikan Guadalajara Chivas.

Sulmuesi i talentuar Cosimo Marco Da Graca shënoi në minutën e 10-të për epërsinë minimale, derisa Mattia Compagnon u përkujdes për rezultatin përfundimtar 2-0.

Nga minuta e parë debutuan transferimet e reja si Paul Pogba dhe Angel Di Maria që patën paraqitje të mirë.

Ndërkohë minuta pati edhe për qendërmbrojtësin brazilian Gleison Bremer i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Juventus në tokën amerikan do t’i zhvilloj edhe dy miqësore të tjera ku më 27 korrik përballet me Barcelonën dhe më 31 të këtij muaji me Real Madridin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kjY6Vy0wQeM

Exit mobile version