Juventusi e ka kryer punën në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A duke mposhtur Bolognan në udhëtim me rezultat 4-1 dhe kështu është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas gabimit të Napolit.
Federico Chiesa u gjind më së miri në zonë pasi disa tentativave të mysafirëve për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e gjashtë.
Alvaro Morata e dyfishoi epërsinë me një gol me kokë (29’), pasi gjithë punën e kreu paraprakisht Paulo Dybala.
Në fund të pjesës së parë (45’) u realizua edhe goli i tretë i Bianconerëve përmes Adrien Rabiot, i cili pranoi një top nga Dejan Kulusevski.
Me të filluar fraksioni i dytë (47’), Morata e shënoi edhe golin e dytë personal në këtë sfidë, i asistuar nga portieri Wojciech Szczesny me një top të gjatë.
Golin e nderit për skuadrën vendase e realizoi Riccardo Orsolini pas një topi të pranuar nga Rodrigo Palacio.
Përkundër fitores së Juventusit, vëmendja ishte edhe te ndeshja e Milanit (që fitoi ndaj Atalantas) dhe Napolit (që barazoi ndaj Hellas Veronas) dhe kështu, Zonja e Vjetër në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Bologna e ka mbyllur edicionin 2020/2021 me 41 pikë të arkëtuara duke siguruar qëndrimin në elitë. /Telegrafi/
Gol de Chiesa!! 💪🏻 https://t.co/gT38yREjG6
— Bianconeri Zone Español (@BianconeriZonEs) May 23, 2021
https://www.youtube.com/watch?v=Zpav6hCjpio
https://www.youtube.com/watch?v=j9p2uHhinWM
La scelta di tenere fuori #Ronaldo per #Dybala è la miglior giocata di #Pirlo in questa stagione.
E che perla di #Dybala. Senza #Morata entrava lo stesso. #BolognaJuventus pic.twitter.com/Q4w0L9dgdS
— Manuel Delon (@_MDelon) May 23, 2021
https://twitter.com/juvecanal2/status/1396550928715722758