Telegrafi

Juve e barazon rezultatin (Video)

Juventusi i ka nivelizuar shifrat në ndeshjen kundër Sevillas në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është rikthyer në lojë dhe në angazhimet e vazhdueshme për të shënuar, ia doli ta barazojë rezultatin.

Një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Leonardo Bonuccit, arbitri e ndëshkoi me penalti.

Lexo po ashtu Sevilla i shënon Juves (Video)

Përgjegjësinë e mori lojtari më i mirë në fushë i Juves në këtë pjesëlojë, Claudio Marchisio, i cili u tregua i saktë (45’+2).

Me rezultat të barabartë, 1-1, përfundoi pjesa e parë. /Telegrafi/