Telegrafi

Juve duhet ta kërkojë Falcaon

Juventusi besohet se është vënë pas Fernando Llorentes, që nuk po tregon formë të mirë në këtë fillim sezoni, por është Tardelli ai që ka një ide për ish-ekipin e tij.

“Do të doja që Juve të transferonte Falcaon, pasi ai do të ishte përgjigja logjike për një sulmues klasi botëror”.

“Por, pasi po flitet për shuma rreth 60 milionë euro për transferimin e tij, do të ishte virtualisht e pamundur që Juve ta transferonte atë”, ka thënë Tardelli. /Telegrafi/