Telegrafi

Juve do të provojë transferimin e Pandev

Sky Sport” njofton se të hënën bordi i Bianconerëve ka vendosur që Juve të fokusohet te sulmuesi i Lazios, Goran Pandev. Ky vendim është marrë pavarësisht faktit nëse do të shitet David Trezeguet ose jo.

Maqedonasi dëshiron të transferohet në një skuadër të madhe, ndërsa deri më tani është penguar nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Mirëpo nëse vjen një ofertë e cila plotëson kërkesat e Lotitos, atëherë Pandev do të luajë për Juventusin.