Telegrafi

Juve dhe Napoli vazhdojnë interesimin për Rossin

Sulmuesi italian dëshiron të kthehet në vendlindje dhe dy gjigantët italian janë shumë të interesuar për të.

“Ai ka edhe tre vite të mbetura në kontratën e tij me Villarrealin. Megjithatë, mendoj se Giuseppe është duke kërkuar një sfidë të re dhe nëse largohet nga Spanja atëherë do t’i bashkohet një kubi të madh italian”, kishte thënë agjenti i tij Federico Pastorello më herët gjatë javës./Telegrafi/