Telegrafi

Juve dështon të fitojë

Bianconerët avancuan me rezultat minimal deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur Bologna arriti të shënojë dhe të nxjerrë një pikë të artë nga kjo përballje.

Bardhezinjtë i kaloi në epërsi David Trezeguet (24’), ndërsa në minutat shtesë (90’+3), Adailton barazoi rezultatin për mysafirët.

Me këtë pikë Juve ngjitet në pozitën e dytë me një pak më pak se Sampdoria që mban vendin e parë dhe një pikë më shumë se Interi që gjendet në të tretin.