Telegrafi

Juve dështon sërish

Zonja e Vjetër është mposhtur me rezultat minimal prej 1-0 nga Chievo në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadio Bentegodi të Veronës.

Golashënuesi i vetëm në këtë takim ishte Gennaro Sardo, i cili shënoi në minutën e 33-të, ndërsa Bianconerët nuk arritën të ndryshonin asgjë deri në fund të ndeshjes.

Pas kësaj humbjeje, Juventusi është zhvendosur në vend të katërt, ndërsa mund të shkojë më poshtë, nëse Napoli fiton sonte kundër Palermos. /Telegrafi/