Telegrafi

Juve dëshiron ta rikthejë Capellon

Biankonerët mbrëmë përsëri treguan paraqitje të dobëta dhe humbën në fushë vendore nga Palermo me rezultat 2-0, pas të cilës përsëri u gjendën jashtë top katërshes së Serie A.

Pritet që Juventus këtë verë të bëjë ndryshime në stolin e trajnerit, pasi Alberto Zaccheroni ishte caktuar vetëm përkohësisht deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Cirro Ferrara.

Cesare Prandelli dhe Rafael Benitez përmenden si favoritë, por duket se bardhezinjtë kanë hedhur shikimin diku tjetër. Tuttosport shkruan se Juve në fund të kampionatit botëror do të përpiqet ta angazhojë Fabio Capellon.

Capello u largua nga gjiganti italian në vitin 2006, pas skandalit të montimit të ndeshjeve në Serie A./Telegrafi/