Juventusi u kthye te fitorja me një triumf bindës kundër Cagliarit (4-0).
Zonja e Vjetër është në krye të tabelës me një pikë më shumë se Napoli që në këtë xhiro luajti baras.
Nga paraqitjet e lojtarëve, veçohet paraqitja e Dani Alves, Gonzalo Higuain e Miralem Pjanic që janë vlerësuar me notat më të larta te Bianconenerët.
Te Cagliari notën më të lartë e ka marrë portieri Storari, përkundër se pranoi katër gola. /Telegrafi/