Telegrafi

Juve bën gati 30 milionë për Benatian

Juventusi raportohet se ka bërë gati të shpenzojë 30 milionë euro për mbrojtësin Mehdi Benatia.

Mediaset raporton se Bianconerët e duan lojtarin për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ri.

Sigurisht se nuk është hera e parë që Benatia po lidhet me Juventusin, por mungesa e minutazhit të tij në Allianz Arena ka bërë që të spekulohet për një kthim në Serie A.

28 vjeçari është i përshtatshëm edhe për sistemin e Juves me tri mbrojtës. /Telegrafi/