Telegrafi

Juve, 20 milionë plus Giovinco për Vargas?

La Nazione shkruan se Juve ka hapur negociatat me drejtorin sportiv të Violas, Pantaleo Corvino, i cili është i kënaqur me ofertën prej 20 milionë eurosh, por jo me transferimin e Giovincos. Fiorentina kërkon shërbimet e Claudio Marchisios, të cilin Juventusi nuk e lë të largohet sepse shihet në formacionin startues të Del Nerit.

Giovinco, i cili sezonin e kaluar më shumë qëndroi në pankinë se sa në fushë, ka shprehur gatishmërinë të largohet. Se a do të arrijë ta transferojë Juventusi mbrojtësin peruan, mbetet të shihet, sepse ishte vet Vargas që kohë më parë refuzoi një kalim te Real Madridi. /Telegrafi/