Juventusi ka triumfuar 4-2 ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Ishte minuta e 11-të kur Gelson Bremer shënoi për 1-0 me një asistim të Filip Kostic.
Për 2-0 u përkujdes Adrien Rabiot (26’), pasi Fabio Miretti e gjeti atë në mënyrë perfekte.
26'|⚽️| RABIOTTT! 🐎
Ancora di testa!
@EASPORTSFIFA
#JuveSamp [2-0] pic.twitter.com/BxYHajnjaQ— JuventusFC (@juventusfc) March 12, 2023
Por, më pas ishte radha e Sampdorias, që realizoi dy gola për dy minuta.
Goli i parë për mysafirët u realizua nga Tommaso Augello në minutën e 31-të, duke u dhënë zemër bashkëlojtarëve.
Për 2-2 në listën e realizatorëve u fut Filip Djuricic (32’), që u asistua nga Alessandro Zanoli.
65'|⚽️| ANCORA ADRIENNN!
Siamo di nuovo in vantaggio!
@EASPORTSFIFA#JuveSamp [3-2] pic.twitter.com/0bPwuEaqc7
— JuventusFC (@juventusfc) March 12, 2023
Në pjesën e dytë, Juventusi ishte sërish më dominues, dhe për të rikthyer epërsinë u përkujdes Rabiot, që realizoi në minutën e 64-të dhe ishte goli i tij i dytë në këtë ndeshje.
Mirëpo, pesë minuta më vonë, Zonja e Vjetër mund të kishte epërsinë prej dy golash (4-2), nëse Dusan Vlahovic nuk do të dështonte nga pika e bardhë.
69'| Vlahović colpisce il palo dal dischetto.#JuveSamp [3-2]
— JuventusFC (@juventusfc) March 12, 2023
Megjithatë, Binaconerët ia dolën ta shënonin edhe të katërtin, pasi Matias Soule shënoi me kokë në minutën e 90+4-të.
Pas javës së 26-të, Juventusi është ngjitur në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do takohet me Interin. /Telegrafi/