Edhe përkundër kërkesave të sektorit civil që qendra dimërore Kodrën e Diellit të menaxhohet nga një kompani private, udhëheqësi i kompanisë shtetërore ELEM-Tours që aktualisht menaxhon me qendrën e skive Kodra e Diellit, Xhemal Jusufi në “Magazina Ekonomike” tregoi se kompania nuk ka mundësi për investime dhe tha se përgjegjësinë për kushtet aktuale do të duhet ta kërkohen tek institucionet tjera shtetërore.
“Pyetja rreth realizimit të potencialeve të Kodrës së Diellit është mjaft komplekse dhe kësaj pyetjes do të doja të përgjigjen organet tjera, institucionet shtetërore. Ne si ELEM-Tours menaxhojmë me Kodrën e Diellit, por për shkak të vendosjes së hierarkisë së ELEM-Tours në kuadër të ELEM-it nuk kemi mundësi investimi”, tha mes tjerash Jusufi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa përfaqësuesi i OJQ-së “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, Menan Memedi theksoi se Kodra e Diellit ka potencial të jashtëzakonshëm për rekreacion por edhe për zhvillimin e sporteve profesionale dimërore. Ai gjithashtu tha se protestat simbolike për përmirësimin e kushteve në Kodrën e Diellit do të vazhdojnë çdo të shtunë./Telegrafi/Alsat/