Telegrafi

Jusuf Thaçi rendit arsyet pse librat kushtojnë më shtrenjtë nëse i blejnë qytetarët

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, dhe analisti Jusuf Thaçi pyet se si është më lirë që të blihen librat nga prindërit, me pakicë, se sa të blihen nga shteti me shumicë.

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, dhe analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që paratë për blerjen e librave t’u deponohen prindërve.

“Hajde logjikë, hajde!”, ka shkruar i çuditur Thaçi me arsyetimin e tyre se blerja e librave me pakicë (nga prindërit) del më lirë se sa përmes metodës me shumicë (nga shteti).

Tutje ai ka renditur disa arsye që çojnë në kosto më të madhe, nëse librat blihen nga prindërit.

ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Lexo po ashtu Shtëpia Botuese Dukagjini: Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar

Duke folur në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.

Ministria ofron tekstet çdo vit për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën një vit ofrohen tekstet e reja, ndërsa vitin tjetër shfrytëzohen të njëjtat tekste, tha Nagavci./Telegrafi/