Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimin në fushën e trashëgimisë kulturore për vepër jetësore, “Dea Daranica”. Ky çmim i është ndarë profesorit, Jusuf Osmanit.
“Trashëgimia kulturore identifikohet në identitetin kombëtar. Të huajt kanë dashur që të na i humbin identitetin dhe lashtësinë, por nuk e arritën qëllimin. Prandaj, për të folur për trashëgiminë duhet kohë shumë. Unë kam vizituar pothuajse çdo lagje të Kosovës”, ka thënë Osmani.
Për merita të veçanta, çmimi “Shtjefën Gjeçovi” i është ndarë profesorit të sociologjisë, Shemsi Krasniqit. Ndërsa, çmimi për menaxhim institucional, “Muhamed Shukriu”, iu nda Milot Berishës dhe ai për vepër shkencore “ Zef Mirdita”, Gjon Berishës. /KP/