Telegrafi

Jusuf Azemi, rizgjidhet kryetar i SPEVZ-së

Në këtë kuvend është prezantuar raporti i punës për periudhën nëntor 2006 dhjetor 2010. Kryetari i SPEVZ-së, Jusuf Azemi, ka thënë se gjatë kësaj periudhe sindikata u ballafaqua me shumë pengesa pasi që askush nuk ka dashur t’i kuptojë kërkesat reale të kësaj sindikate.

Azemi tha se probleme kryesore janë, vonimi i miratimit të ligjit të punës, i cili ka pamundësuar punën e kësaj sindikate në terren, duke acaruar raportet ndërmjet sindikatës dhe punëtorëve. /Telegrafi/