Telegrafi

Justin Trudeau infektohet me COVID-19, vazhdon punën nga izolimi kryeministri kanadez

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka njoftuar sot se ka rezultuar pozitiv me rastin e testimit për prezencën e virusit COVID-19 në trupin e tij.

Trudeau ka theksuar se po ndihet mirë dhe se do të vazhdojë punën nga izolimi, siç edhe është këshilluar nga zyrtarët shëndetësorë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, Trudeau është futur në karantinë, pasi një prej fëmijëve të tij është infektuar, por asokohe testi i shpejtë (rapid) kishte treguar se nuk ka prezencë virusi në trupin e tij.

Ndryshe qeveria që Trudeau e udhëheq është vënë në qendër të kritikave dhe protestave të shumta për shkak të masave anti-COVID, ku shumë shoferë të kamionëve mbrëmë protestuan në Ottawaa. /Telegrafi/