Site icon Telegrafi

Justin Hartley finalizon divorcin me Chrishell Stause

Duket se Justin Hartley dhe Chrishell Stause janë divorcuar zyrtarisht.

Aktorët u ndanë në vitin 2019 ndërsa u martuan në 2017 dhe tani kanë arritur një zgjidhje, sipas tabloideve të huaja.

“Të dy hynë në zgjidhje konfidenciale për sa i përket kushteve të divorcit, duke përfshirë mbështetjen e njëri-tjetrit”, ka thënë një burim për Us Weekly.

Justin Hartley dhe Chrishell Stause (Foto: Getty Images)

‘Chrishell ka vazhduar jetën e saj’, shtoi burimi duke thënë se ‘pret me padurim fillimet e reja’.

Një romancë mes të dyve u konfirmua për herë të parë në fillim të vitit 2014.

“Vendimi për divorc ishte i shpejtë dhe impulsiv”, ka thënë Stause.

Foto: The Sun

Kjo e fundit deklaroi se u njoftua për divorcin pak minuta pasi u largua nga shtëpia e tyre për në punë.

“Unë menjëherë mora vetëm disa gjëra dhe dola shpejt nga atje. Unë nuk e dija me të vërtetë se ku do të shkoja ose çfarë do të bëja, por vetëm duhet të largohesha”, vazhdoi ajo.

Hartley ndërkohë është duke shijuar një lidhje të re me Sofia Pernas. /Telegrafi/

Foto: Style Caster
Exit mobile version