Telegrafi

Justin Gaethje reagon rreth përballjes së mundshme me Khabib Nurmagomedovin para muajit gusht

Justin Gaethje ka përjashtuar idenë që ai të përballe me të pamposhturin Khabib Numagomedov në ishullin që po e rezervon Dana White para muajit gusht.

I sapo konfirmuari kampion i përkohshëm në peshat e lehta në MMA, mposhti Tony Fergusonin në luftën që zgjati pesë raunde në kuadër të UFC 249.

Tani, 31-vjeçari ka shikimin që të sfidojë Khabibin për titullin e kampionit të padiskutueshëm në peshat e lehta.

Justin Gaethje – Tony Ferguson . (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)

“Nuk do të luftojë në korrik. Gjepura”, ka thënë Gaethje në një intervistë pas triumfit të së shtunës së kaluar.

“Ndoshta do të luftojë në gusht apo shtator. Diçka e tillë, por jo në korrik, është e pamundur”, ka shtuar më tej ai.

Presidenti i UFC-s, Dana White po e rezervon një ishull ku do të zhvillohen meçet pa prezencën e tifozëve shkaku i përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/