Telegrafi

Justin Bieber u këndon të burgosurve në burgun shtetëror të Kalifornisë

Justin Bieber Foto: DailyMail

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, së fundmi ka vendosur që të performojë në një vend më ndryshe.

Javën e kaluar ai kishte vizituar burgun në Lancaster, ndërsa u ofruan pamje të shumta në rrjet, shkruan Daily Mail.

Kshtu, Justin zgjodhi që të këndojë disa këngë të tij në burgun shtetëror të Kalifornisë gjatë ditës së djeshme (e premte).

Ai qëndronte para një mikrofoni, duke u shoqëruar nga një kitarist që ishte ulur pranë tij.

Gjatë vizitës së tij në burg, ai u shoqërua nga gruaja e tij dhe shoku, Christian Hailey, i cili që atëherë e ka përshkruar përvojën si një ‘ditë që ndryshon jetën’.

Një zëdhënës i Departamentit të Korrektimeve dhe Rehabilitimit në Kaliforni i tha TMZ-së se Justin vizitoi burgun në ndihmë të nismave fetare.

Theksojmë se Justin kohët e fundit ka befasuar fansat me mini-albumin “Justice”. /Telegrafi/