Telegrafi

Justin Bieber “u dashurua” në të, por fotografia që ka publikuar modelja do ta zhgënjejë këngëtarin (Foto)

Një bukuroshe, e cila tërhoqi vëmendjen e Justin Bieber në Instagram, ka nxitur spekulime se është shtatzënë.

Cindy Kimberly u bë përnjëherë e famshme në fund të vitit të kaluar, pasi ylli kanadez e publikoi një fotografi të sajën në rrjetet sociale me mbishkrimin: “O Zot, kush është kjo!”.

Mirëpo, tash bukuroshja spanjolle (e cila asokohe ishte vetëm 17 vjeçe dhe punonte si dado), e ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet me barkun e fryrë.

Doli fshehtësia…

“Doli fshehtësia”, ka shkruar bukuroshja, e cila tash është modele, në përshkrimin e fotografisë.

Fansat e saj kanë reaguar menjëherë për të shprehur befasinë dhe për ta uruar.

Zhgënjim për Bieber!

Më poshtë jua sjellim disa fotografi të Cindyt për të kuptuar arsyen pse Bieber u dashurua në të. /Telegrafi/