Telegrafi

Justin Bieber tregon vendin ku nuk do të bëjë asnjëherë tatuazh, ndërsa është i mbuluar me to

Artisti i njohur, Justin Bieber, njihet në përgjithsi për stilin e veçantë që ka në paraqitjet e tij.

Në fokus përherë vihet vizatimet që ai ka bërë në trup, ndërsa kanë kuptime nga më të ndryshmet, shkruan Daily Mail.

Por, krijesi i hitit “Baby” ka treguar se është një vend në të cilin ai nuk do të bëjë asnjëherë tatuazh.

Janë duart e këngëtarit ato që dëshiron t’i mbajë të pastërta, pasi është më praktike kur do që të duket më elegant me veshjen.

“I kam premtuar vetes që nuk do të bëjë tatuazhe në duar”, është shprehur 27-vjeçari.

Bieber po ashtu nuk ka asnjë të tillë edhe në këmbë, përpos atyre në krah gjoks dhe shpinë.

Ndërkohë, artisti ka zbuluar se ka edhe shumë prej tatuazheve që do t’i fshinte menjëherë. /Telegrafi/