Telegrafi

Justin Bieber tregon se po vuan nga sëmundja Lyme

Justin Bieber

Këngëtari i njohur i muzikës pop, Justin Bieber, ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen ‘Lyme’.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram, aty ku tashmë numëron 124 milionë njerëz.

Justin Bieber (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të thonë se Justin Bieber nuk po duket mirë, ata nuk kanë arritur të kuptojnë që unë së fundmi jam diagnostikuar me sëmundjen Lyme, e cila ndikoi në funksionimin tim si në lëkurë, tru, energji dhe në shëndet të plotë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

“Këto gjëra do shpjegohen më tej në një dokumentat që do ta sjellë së shpejti në YouTube. Ka qenë shumë e vështirë që disa vite për mu por marrja e një trajtimi të duhur do më bëjë të kthehem më mirë se asnjëherë tjetër”, ka thënë Bieber në postimin e tij.

Çfarë është sëmundja Lyme?

Nga e njëjta sëmundje vuan edhe i dashuri i Dua Lipës, modeli Anwar Hadid. /Telegrafi/