Telegrafi

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

 Krijuesi i hitit “Beauty and a Beat” është duke e bërë një dokument të cilin do ta nënshkruajnë të gjithë mysafirët e tij kur të hyjnë në shtëpinë e tij në Calabasas të Kalifornisë.

Ky dokument ndalon të gjithë mysafirët që të flasin apo publikojnë ndonjë informatë nëpër rrjetet socilae dhe në rast të thyerjes së ksaj marrëveshjeje, atëherë ata do të paguajnë dëmshpërblim.

Sipas TMZ, superylli është siguruar që të gjithë mysafirët të jenë në dijeni që duhet të jenë më shëndet të mirë dhe psikologjikisht të përgatitur për këtë festë, e cila do të jetë e jashtëzakonshme.

Të gjithë ata që e thyejnë marrëveshjen dhe zbulojnë ndonjë detaj të festës së tij, duhet të llogarisin në padi me dëmshpërblim prej jo më pak se 5 milionë dollarë. /Telegrafi/