Site icon Telegrafi

Justin Bieber thotë se është motivuar nga ‘e vërteta dhe dashuria’, pasi u përball me pasiguri

Justin Bieber (Foto: Gettyimages/Guliver)

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, arriti famën e tij në moshën 13 vjeçare.

Fama, suksesi dhe vëmendja e madhe ndaj tij kanë bërë që në një kohë të caktuar ai të ndjehet pasigurt, shkruan Daily Mail.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, 26-vjeçari është hapur sa i përket vështirësive që ai ka kaluar gjatë fëmijërisë.

“Unë vij nga një vend i vogël në Stratford Ontario të Kanadasë. Unë nuk kisha gjëra materiale dhe kurrë nuk kam qenë i motivuar nga paratë ose fama, unë thjesht e dashuroja muzikën”, është shprehur ai.

Mes tjerash, ai shtoi: “Por, ndërsa isha adoleshent unë lejova pasiguritë të ndikojnë në vlerat e mia”.

(Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Justin përkundër gjërave materiale, ka thënë se ajo çka e ka bërë të jetë i suksesshëm në jetë është dashuria dhe e vërteta.

Në vitet e fundit, këngëtari i njohur është duke shijuar kohën në maksimum, ndërsa para dy vitesh edhe u martua.

(Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Ai tashmë po jeton i lumtur me bashkëshorten e tij, Haily Bieber, me të cilën edhe po udhëtojnë në vende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version