Telegrafi

Justin Bieber thotë se Eminemi nuk e kupton gjeneratën e re të repit

Justin Bieber ka vënë dyshime për punën e fundit të hip hop legjendës, Eminem.

Pop superylli ka goditur në Instagram ku ka postuar një foto të tij duke dëgjuar këngën “The Ringer” nga albumi Kamikaze.

Teksa ai pranoi se i pëlqen mënyra si interpreton Eminem, Bieber e kritikoi reperin nga Detroit për dissat e tij ndaj reperëe të tjerë dukek thënë se ai nuk e kupton valën e re të hip hopit.

“Më pëlqen mënyra si ai interpreton, por nuk më pëlqejnë dissat ndaj reperëve të rinj. Më pëlqen gjenerata e re e repit të cilën ai nuk po e kupton dot”, u shpreh Bieber.

Justin Bieber pritet të lansojë projekte të reja me Ed Sheeran. /Telegrafi/