Site icon Telegrafi

Justin Bieber tërhiqet nga muzika për t’i zgjidhur problemet mendore

Justin Bieber (Foto: Jayne Kamin-Oncea/Getty Images/Guliver)

Justin Bieber do të tërhiqet përkohësisht nga muzika për t’u përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të tij mendore.

Ai ka bërë një postim të gjatë në Instagram duke thënë se shëndeti i tij është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

“Jam përpjekur ta fsheh atë që më shqetëson, ashtu siç bëjnë shumica e njerëzve. Tash kam vendosur të fokusohem në zgjidhjen e disa problemeve të thella psikike që më shqetësojnë, në mënyrë që të mos shkatërrohem, në mënyrë që ta ruaj martesën dhe të bëhem baba ashtu siç dua”, ka shkruar ai.

Edhe në të kaluarën, këngëtari kishte thënë se muzika është shumë e rëndësishme për të, porse nuk është përpara familjes dhe shëndetit të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

Kujtojmë që Bieber është dashur ta ndërpresë turneun muzikor për promovimin e albumit “Purpose” për shkak të depresionit dhe rraskapitjet. /Telegrafi/

Exit mobile version